Rrëfimi për tre vëllezër, që e marrin ligjin në duart e tyre - Kulturë - Kosova Sot
Rrëfimi për tre vëllezër, që e marrin ligjin në duart e tyre

Rrëfimi për tre vëllezër, që e marrin ligjin në duart e tyre

KRITIKË FILMIT 'ACTS OF VIOLENCE'

Declan është larg më i rreptë me emocionet sesa vëllezërit e tij më të rinj

Në film ka shumë të shtëna, ka disa kidnapime nga vëllezërit, të cilët duke kërkuar informacione kidnapojnë një bashkëpunues të keqbërësve, të cilit ia vënë një bombë me sahat dhe nëse nuk tregon ku është familjari i tyre, ajo do të shpërthejë

Aktorët e famshëm Bruce Willis dhe Cole Hauser vijnë si yjet kryesore në filmin e zhanrit triler aksion të Brett Donowho. Filmi ka të bëjë me tre vëllezër që marrin ligjin në duart e tyre, kur një pjesëtar i familjes së tyre rrëmbehet. Ne vetëm shpresojmë se ribërja e filmit që po vjen "Death Wish' do ta shpëtojë aktorin Bruce Willis nga bërja e filmave të nivelit B. Filmi me titull "Acts of Violence" avullohet nga mendja derisa jeni duke e shikuar. Në fakt Willis nuk është ylli i filmit në skenarin e shkruar nga Nicolas Aaron Mezzanatto derisa regjinë e filmit e ka bërë Brett Donowho. Në vend të tij, është bashkë-ylli Cole Hauser (që e hasim në filmat si "Hart's War" si dhe "A Good Day to Die Hard"),që aktron personazhin e Declan MacGregor, një veteran i luftës, i cili në raste të caktuara ballafaqohet me stresin posttraumatik.

Trafikanti me qenie njerëzore

Duket se Declan është larg më i rreptë me emocionet sesa vëllezërit e tij më të rinj në moshë Brendan (Shawn Ashmore), po ashtu një veteran, por i lumtur në martesë me Jessa (Tiffany Brouwer), dhe Roman (Ashton Holmes), i cili është i fejuar me bukuroshen Mia (Melissa Bolona). Klani MacGregor gjithçka kthehet përmbys kur Mia, e cila ishte e pranishme në një ndejë gjatë një nate bashkë me disa nga shoqet e saj, kidnapohet nga kryesori i krimeve dhe trafikanti me qenie njerëzore Max Livingston (Mike Epps). Të dy vëllezërit e rinj duket se kanë vullnetin që gjithë çështjen dhe rastin t'ia lënë në dorë policisë, rendit dhe ligjit, kur Brendan disi me plan pyet, "çfarë e kemi ndërmend të bëjmë? Në këtë pyetje ai merr përgjigjen e Declan, i cili i thotë "do t'ia nisim luftës". Gjithçka që shikon nga këndi i tij, diçka që edhe e aprovon një mision si ky është detektivi Avery (Willis), një polic burrë i cili nuk kujdeset shumë për t'i mbrojtur edhe aq veshtë kur një pushkë gjuetie i kërcet pranë veshëve. Që kur ai dhe partnerja e tij (Sophia Bush) janë në ndjekje të djemve të këqij, Avery është dakord që të tre vëllezërit të veprojnë sipas mënyrës së tyre, për ta sjellë drejtësinë në vend, ku përfshihen edhe disa viktima, disa prej tyre pa pasur faj gjatë rrugës. 

Dëshira e detektivit

Regjisori Donowho (që ka bërë edhe filmin "Salvation") sjell dhunën në film, por se është një dhunë mjaft bindëse. Po ashtu, është vështirë të mos e dallojmë edhe dëshirën e detektivit i cili nuk e ka fare problem, madje dëshiron që ai të qëllohet. Tre vëllezërit, Hauser, Ashmore dhe Holmes japin një performancë të mirë si tre vëllezër. Po ashtu, filmi ka përfituar shumë falë faktit se është xhiruar në lokacionet si në Klivlend, Ohajo, që sjell mundësinë e aksionit. Në film ka shumë të shtëna, ka disa kidnapime nga vëllezërit, të cilët duke kërkuar informacione kidnapojnë një bashkëpunues të keqbërësve, të cilit ia vënë një bombë me sahat dhe nëse nuk tregon ku është familjari i tyre, ajo do të shpërthejë. Po ashtu, vëllezërit sulmohen edhe në shtëpinë e tyre. 

(Kosova Sot) 

2 orë e 40 minuta më parë
18/08/18