Rrëfimi për kryeministrin britanik Winston Churchill - Kulturë - Kosova Sot
Rrëfimi për kryeministrin britanik Winston Churchill

Rrëfimi për kryeministrin britanik Winston Churchill

KRITIKË FILMIT "DARKEST HOUR"

Churchill-i i regjisorit Gary Oldman është një figurë e famshme, reale dhe e papërpunueshme

Churchill-i i regjisorit Gary Oldman do ta elektrizojë dhe do ta nxitë popullin anglishtfolës. Disa zgjedhje të artistëve vetëm flasin për veten, dhe Gary Oldman duke aktruar Winston Churchill-in është një prej tyre. Së pari në letër, atraksioni i yllit në filmin e Joe Wright me titull "Darkest Hour" ka kaq shumë kuptim: kush nuk do të dëshironte t'i shihte nazistët kur ju merret detyra nga George Smiley, Count Dracula dhe Jean-Baptiste Emanuel Zorg? Si mundet që Oldman, i urtë dhe i zemëruar, me një prirje për zemërim ngurtësues, të shpresojë ndonjëherë të na bind si Kryeministri stoik i kohës së luftës? Përgjigjja e plotë është në materialin plotësues, parukat dhe protezat e fytyrës, që me secilën pjesë janë të mahnitshme dhe të padukshme në filmin e regjisorit Wright të cilin me gjasë e keni lexuar. 

Një figurë reale

Churchill-i i regjisorit Gary Oldman është një figurë e famshme, reale dhe e papërpunueshme. Shenja e tij në sy dhe buzëkuqja e ngritur në mënyrë delikate janë të pranishme për të gjithë, madje edhe si zëri i njohur dhe gjuha e trupit, si nga ana e shpinës ashtu edhe nga galumizimi, a keni bindur plotësisht se jeni duke shikuar dikë tjetër. Ajo që bën ai është një ikonë, dhe paraqitja e performanca e tij - që i ka fituar një çmim "Golden Globe" dhe më pas ishte dominuar për "Bafta" më herët gjatë kësaj jave - është një habi dhe kënaqësi. Filmi sjell tre javët e para dhe javët e furishme dhe të stuhishme të udhëheqjes si kryeministër të Churchill-it në periudhën e muajve maj dhe qershor të vitit 1940, me shpërthimin e trazirave në "Westminster" dhe vërshimit e ushtrisë së Hitlerit nëpër Evropë. Rishtazi të rrënuarit Neville Chamberlain dhe aleati i tij Viscount Halifax (Ronald Pickup dhe Stephen Dillane) janë të vendosur me çdo kusht në bisedimet paqësore me Hitlerin, me ndërmjetësimin e Mussolinit. 

Të drejtuarit popullit

Në esencë, pozita e Chamberlain ishte me shumë nuanca e ngjyrime, por skenaristi Anthony McCarten (që ka bërë skenarin edhe për "The Theory of Everything") e sjell këtë si një akt të dyfishtë, me të cilin Churchill ballafaqohet në një seri konfrontimesh në "War Rooms" nën "Whitehall". Sensi i kësaj historie në fillim e ka një shkëndijë. Wright i lejon sekuencat e fjalëve për ata që kanë durim - sikur ai momenti kur Churchill vendos që ta japë adresimin e tij në radio derisa gjithë dhomën e tij e ngjyros me ngjyrë të kuqe gjaku. Duke i dhënë ndihmë me audiencën e tij, aty shfaqet Elizabeth Layton (Lily James), sekretarja e re e Churchillit. Ajo e merr këtë post që kur fillon filmi dhe e hasim njeriun e madh në të njëjtën gjendje siç e gjen edhe ajo, në një palë pizhame pink, me kafjallin e tij të zier në dhomën të cilën tashmë e kishte mbuluar tymi i cigares. 

"Ne duhet të luftojmë nëpër plazh"

Është Elizabeth, me më shumë përkrahje morale nga gruaja e Churchill-it, Clemmie (e nominuara për çmimin "Bafta", Kristin Scott-Thomas) që me kënaqësi ndërton tri fjalimet legjendare në të cilat edhe vetë filmi është ndërtuar. I pari është performanca e shefit si Kryeministër në "Commons", më pas transmetimi i tij "Be ye men of valour", duke iu drejtuar kombit derisa gjermanët depërtojnë në Francë dhe i fundit përgjigja e tij në evakuimin "Dunkirk", përsëri në "Commons" - që fillon me fjalinë "Ne duhet të luftojmë nëpër plazh". Performanca e Oldman mbështetet në fuqinë për ta elektrizuar apo për ta nxitur popullin derisa ai flet ndjen fjalët në gjoksin e ënjtur. "Ai ka mobilizuar anglisht-folësit dhe e ka dërguar në luftë". Filmi sjell shumëçka. Sjell njeriun që punën e tij e ka bërë nëpër korridore e deri në momentin kur arrin si i pari i Qeverisë Britanike. Fjalimet e tij janë shumë të përkrahura, plot zjarr, derisa janë disa skena kur pas fjalimeve ai largohet nga salla ku të gjithë e përkrahin, derisa ai largohet e të tjerët në vend të luleve e mbulojnë me letrat, në shenjë të përkrahjes. Filmi po ashtu, sjell vrapimin nëpër tunele të sekretares së tij, e gatshme t'i qëndrojë pranë, derisa edhe bashkëshortja e tij i qëndron pranë, e vesh me kujdes dhe e bën gati për fjalimet në kohë të luftës. 

(Kosova Sot)

14 orë e 43 minuta më parë
19/08/18