Vrasësja e bandës së Bostonit - Kulturë - Kosova Sot
Vrasësja e bandës së Bostonit

Vrasësja e bandës së Bostonit

RECENSION FILMIT 'PROUD MARY'

Heroina e këtij filmi mund të jetë krenare, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për "Screen Gems" (që është një studio amerikane e produksionit dhe distribucionit të filmit, filial i "Sony Pictures Motion Picture Group"), i cili është duke bërë gjithçka që mundet, për ta mbajtur filmin "Proud Mary" nën 'shinik'. Nuk është mbajtur asnjë prezantim i filmit, gjë që ua ka vështirësuar punën edhe gazetarëve. 

Ndjenja e fajit

Fundjava fillestare e shfaqjes së këtij filmi me gjasë do të përfitojë nga ylli Taraji P. Henson, por më pas do të vijë një rënie e thellë e interesimit për këtë film jo frymëzues të regjisorit Babak Najafi, që flet rreth një vrasëseje, e cila përkujdeset për djalin, babanë e të cilit vet e kishte vrarë. Henson luan rolin kryesor, Mary, një vrasëseje në qarqet e brendshme të një bande të Bostonit, që kryesohet nga Danny Glover (Benny). Një vit më parë, derisa ishte duke vrarë një kumarxhi i cili i kishte para borxh Benny-t, Mary pa se njeriu kishte një djalë në dhomën tjetër. Ajo u largua ende pa u parë nga djali dhe, pa ndonjë ndjenjë faji, e përcillte djalin nga larg. 

Shkaktarja e problemeve

Por, më pas mund të themi se asaj i lindi një ndjenjë e fajit. Edhe pse ajo nuk e mbrojti bonjakun kur ai u rrah nga një bandë ruse, as kur filloi të përdorte drogë dhe kur mbeti i uritur. Ajo intervenoi pasi djalit i ra të fiktë në një rrugicë. Pasi që e dërgon djalin në apartamentin e saj, Mary shkon që të ballafaqohet me kriminelin, për të cilin ishte duke punuar djali. Ajo e vret atë, si dhe përcjellësit e tij, duke rrezikuar fillimin e një konflikti midis bandës së të vrarit dhe asaj të Bennyt. Mary gjendet midis dy zjarreve. Në njërën anë i duhet që të përpiqet që Benny dhe djali i tij, Tom (Billy Brown) të mos e kuptojnë se ajo ishte shkaktare e të gjitha problemeve, e në anën tjetër i duhet që të përpiqet që Danny i vogël të mos e kuptojë natyrën e vërtetë të punës së saj. Më pas merret vesh se Mary dhe Tom dikur ishin në lidhje. Ajo në çka llogaritë skenari i këtij filmi, është se, duke e vendosur vrasësen në përkujdesje të një vogëlushi, ka sjellë një risi, me të cilën do të na bëjë për vete. Por, e vërteta është se ka edhe filma të tjerë me këtë tematikë. Rolet në këtë film i luajnë: Taraji P. Henson, Jahi Di'Allo Winston, Billy Brown, Danny Glover, Neal McDonough, Xander Berkeley, Margaret Avery; regjinë e ka bërë Babak Najafi, derisa skenarin e kanë shkruar Steve Antin, John Stuart Newman dhe Christian Swegal. 

(Kosova Sot)

16 orë e 4 minuta më parë
15/08/18