Pse Hollivudi e ka lënë anash Eliza Dushku-n - Kulturë - Kosova Sot
Pse Hollivudi e ka lënë anash Eliza Dushku-n

Pse Hollivudi e ka lënë anash Eliza Dushku-n

I PËLQEN MODELIMI

Në vitin 2009, Dushku ishte pjesë e "Allure" për numrin "Naked Truth", ku ajo dhe katër yje të tjera janë zhveshur lakuriq Eliza Dushku ishte mbretëresha e fillimit të viteve 2000, duke gjetur rrugën përmes serive "Buffy the Vampire Slayer" duke marrë rolin kryesore te "Missy" në vitin 2000. Së fundmi nuk e shohim në Hollivud, a thua ku është dhe çfarë po bën?

Më shumë është në skenën e filmave televizivë

Dushku është futur në skenën e filmave televizivë. Në vitin 2013, ajo kishte një rol te "Off Season: Lex Morrison Story", që për detyrë e kishte kthimin në formë të një ishbasketbollistit. Në vitin 2016, Dushku ishte te "The Saint", që kishte të bënte me një hajn që ishte angazhuar nga një njeri i pasur për t'ia gjetur vajzën e tij e cila me gjasë i ishte kidnapuar.  

Ajo është e zënë me punën e bamirësisë

E ëma e Dushku-t, Judy, ka qenë e përfshirë në punën e bamirësisë jashtë kufijve të Amerikës. Për nder të ditëlindjes së saj të 30-të në vitin 2010, Eliza ishte bashkuar me të ëmën e saj dhe sajtin e medieve digjitale "Tonic", për të gjetur 30,000 dollarë për "THARCE Gulu", një qendër për fëmijët e ishushtarëve në Gulu, Uganda. Eliza dhe Judy së bashku e kanë vizituar Ugandën (bashkë me tashmë ish të dashurin e Eliza-s, Rick Fox, ishbasketbollist i ekipit "LA Laker")."Ne kemi vizituar disa kampe ku njerëzit ishin zhvendosur. Ata me dhunë ishin detyruar të largohen nga vendi i tyre dhe të jetonin në kampe të vogla", ka thënë ajo. Në vitin 2013, Eliza në vendlindjen e saj ishte nderuar për zhvillimin e programit të vajzave të brendshme të qytetit në Nju Hemshajër.

Qëndron mirë duke modeluar për revista të ndryshme

Dushku gjithmonë ka qenë adhuruese për të pozuar nëpër revista. Ajo ka pozuar në revistën e meshkujve "FHM", në vitin 2009 derisa në shkurt të vitit 2008 ishte paraqitur edhe te "Maxim", derisa kishte dhënë edhe një intervistë të shkurtë. Në vitin 2009, Dushku ishte pjesë e "Allure" për numrin "Naked Truth", ku ajo dhe katër yje të tjera janë zhveshur lakuriq. Asaj i pëlqen modelimi, prandaj edhe e ka lënë nga anash Hollivudin. 

(Kosova Sot)

3 orë e 27 minuta më parë
16/10/18