Ermal Meta mund t`ia sjellë Italisë fitoren në Eurovizion - Kulturë - Kosova Sot
Ermal Meta mund t`ia sjellë Italisë fitoren në Eurovizion

Ermal Meta mund t`ia sjellë Italisë fitoren në Eurovizion

Ka pak ditë që kënga e fitoi Sanremon, ndërsa po pëlqehet jashtëzakonisht nga fansat nëpër Evropë. "Non mi avete fatto niente" e Ermal Metës dhe Fabrizio Moros tanimë numëron 7.5 milionë shikime në Youtube, në kanalin e RAI. Këto shikime vijnë vetëm në videon e performancës së parë të këngës, në natën e parë të Festivalit të Sanremos, duke mos numëruar edhe paraqitjet tjera të kësaj kënge deri në natën finale. Ermali dhe Fabrizio me këtë këngë do të ngjiten në Eurovizion për Italinë, në muajin maj të këtij viti në Lisbonë. Është herët të flitet për këngët favorite për të fituar Eurovizionin, por Italia këtë vit mbetet një konkurrencë e fortë. Ermal Meta kësisoj bëhet një prej tre shqiptarëve që ngjitet në skenën e Eurovizionit këtë vit. Vitin e kaluar ai mori Çmimin e Kritikës në Sanremo dhe u pozicionua në treshen më të mirë, për të goditur me fitore këtë vit. 7.5 milionë shikime për vetëm 1 javë tregon se kënga premton shumë dhe e ka suksesin të garantuar.

(Kosova Sot)

16 orë e 15 minuta më parë
22/09/18