Motrat Bouvier që e fituan si 'trofe' presidentin John F. Kennedy - Kulturë - Kosova Sot
Motrat Bouvier që e fituan si

Motrat Bouvier që e fituan si 'trofe' presidentin John F. Kennedy

LIBRI "JACKIE, JANET & LEE" I BIOGRAFIT VETERAN TË HOLLIVUDIT, J. RANDY TARABORRELLI 

Lee dhe Jackie ishin dy femrat më glamuroze të gjeneratës së tyre

Jackie Onazis dhe motra e saj Lee kishin xhelozi dhe konkurrencë midis tyre, ku që të dyja eventualisht, përfunduan në shtrat me presidentin amerikan JFK

I shte fillimi i vitit 1961 dhe motra e Lees, Jackie, pritej që të bëhej Zonja më e famshme e parë në historinë e SHBA-së. Por, në vend se të ndihej krenare për motrën, ndjenjat e Lees nuk ishin aspak pozitive. 'Si mundet ndokush të konkurrojë me një gjë të tillë?', ankohej ajo. 'Puna ime e pati'. Motrat Bouvier, Jackie dhe Lee, ishin dy femrat më glamuroze të gjeneratës së tyre. Të përshkruara nga shkrimtari Truman Capote si 'geisha amerikane' - femra që ekzistonin vetëm për të bërë për vete njerëzit më të pasur dhe më të pushtetshëm në botë - këto motra fituan shumë 'trofe', ndër të cilët edhe presidentin John F. Kennedy, magnatin grek të anijeve, Aristotle Onassis, si dhe shumë aristokratë dhe pjesëtarë të familjeve mbretërore.

Jackie u bë gruaja e presidentit amerikan

Megjithatë, sikur që u bë e qartë nga xhelozia e Lees, pasi që motra e saj, Jackie, u bë gruaja e një presidenti amerikan, motrat nuk ishin se ia çonin mirë midis veti. Rivaliteti i tyre i ashpër dhe i moçëm, rreth parave, meshkujve, bile edhe dashurisë së nënës së tyre, tani vjen në pah në një libër të ri. Në librin "Jackie, Janet & Lee", biografi veteran i Hollivudit, J. Randy Taraborrelli, sjell intervista me anëtarë të familjes, si dhe tregon sesi nëna e tyre, Janet Bouvier Auchincloss, ishte përpjekur që t'i përdorte vajzat e saj,me qëllim të përmirësimit të imazhit të saj social. Në këtë libër jepen edhe detaje të reja rreth një lidhjeje të dashurisë midis Jackies dhe Jack Warneckes, arkitektit i cili dizajnoi varrin e presidentit JFK dhe me të cilin ajo për pak sa nuk u martua. Nëlibrin e ri tregohet sesi Lee, tani 84 vjeçe, ndihet e tradhtuar nga të afërmit, të cilët i dhanë informata autorit të librit, Taraborrelli. Derisa ishin shumë të reja, Janet kishte zakon t'i merrte dy vajzat e saj të bukura, për të pirë çaj në Hotelin Plaza në Nju- Jork, me qëllim të 'ekspozimit' të tyre. Por, në takime të tilla, ajo nuk hezitonte që t'ua jepte vajzave të saj edhe disa këshilla. 'A e dini ku qëndron sekreti i një jete të lumtur, deri në vdekje?', i kishte pyetur ato në një rast. 'Te paratë dhe pushteti'. Janet tregon më vonë se, derisa Lee dukej se nuk pajtohej me një martesë pa dashuri, Jackie, tri vjet më e madhe, dukej se e pranonte këtë ide pa problem. Janet kishte vetëm 21 vjet kur ishte martuar me burrin e parë, me të atin e vajzave, Jack Bouvier, një burrë të pashëm, por pijanec, nga i cili u nda 12 vjet më vonë, për shkak të dashuriçkave të tij. Ajo vuajti financiarisht me vite të tëra, prandaj donte që vajzat e saj të mos e përjetonin një gjë të tillë, por të martoheshin 'majmë'. Dhe, këtë e bëri edhe vetë Janet, kur u martua për herë të dytë, kësaj here me një plak matuf, por shumë të pasur, një bankier investues, Hugh Auchincloss. Me të ajo lindi një vajzë, me të njëjtin emër Janet, si dhe djalin, James.

Lee donte të martohej me dashuri

Janet ishte përpjekur që motrat t'i mësonte ta mbështesnin njëra-tjetrën, që kurrë të mos garonin midis tyre. Por, vet ajo e pamundësoi një gjë të tillë, pasi që në mënyrë të haptë favorizonte Jackie-n, sikur që bënte edhe i ati i tyre, Jack Bouvier. Kjo ngjalli ndjenja armiqësore te Lee, si dhe një përkushtim jetësor, që të mos mbetej nën hijen e motrës së saj më të madhe. Jackie ishte më e 'qëruar' dhe intelektuale, derisa Lee ishte më rebele, por, sipas disave, edhe më e bukur. Jackie kishte 21 vjet kur humbi virgjërinë në një hotel të Parisit, me John Marquand Jr, të birin e një shkrimtari të njohur. Por, pasi që Janet zbuloi se djali nuk kishte qindarkë në xhep, e goditi Jackien në fytyrë. Ajo donte që vajza e saj të lidhej me britanikun John Husted, i cili ishte i pasur. Por, më pas Janet pa se as ky burrë nuk ishte i pasur sa duhej, sipas kritereve të saj, prandaj e ndau vajzën e saj nga ai. Në anën tjetër, Lee nuk i bindej së ëmës, duke thënë se do të martohej vetëm me dashuri. Asokohe, motra e saj, Jackie, filloi që të shkonte me një senator të ri amerikan, Jack Kennedy. Lee donte me çdo kusht që të martohej para motrës, kështu që u martua në moshën 19 vjeçe, por martesa e tyre që nga fillimi hasi në vështirësi, meqë burri i saj, Canfield, nuk mund t'ia siguronte stilin e jetës, të dëshiruar nga ajo. Nëna Janet nuk kishte vërejtje ndaj të dashurit të ri të Jackie's, Jack Kennedy, meqë ai ishte pjesë e një klani, me vlerë të paktën 500 milionë dollarë, por ajo ishte alarmuar nga fama e tij si gruar. Lee në ndërkohë pati disa lidhje me disa meshkuj goxha të pasur, por pasi që motra e saj u martua me presidentin amerikan, ajo pa se nuk mund të shtyhej më me të. Ka zëra se, pasi që Jackie kishte lindur vajzën, Caroline, Lee kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe kishte pasur seks me presidentin JFK. Lee, atëherë 26 vjeçe, në ndërkohë u martua me ish- princin Radziwill dhe kërkonte që ta thërrisnin princeshë, edhe pse burri i saj, më pas, e kishte humbur atë titull. 

(Kosova Sot)

7 orë e 31 minuta më parë
19/09/18