Tronditet aktori i njohur, i vdes vajza - Kulturë - Kosova Sot
Tronditet aktori i njohur, i vdes vajza

Tronditet aktori i njohur, i vdes vajza

Vajza e komikut të njohur Bill Cosby, Ensa ka vdekur në moshën 44 vjeçare për shkak të problemeve në veshkë.

“Familja Cosby falënderon njerëzit që kanë qenë në varrimin e bukuroshes Ensa”, thuhet në komunikatën e familjes.

Ensa i ka dhënë mbështetje të madhe babait të saj pas akuzave për ngacmim seksual duke thënë se babai i saj është i pafajshëm.

Ensa ka qenë njëri nga pesë fëmijët që Bill kishte me gruan Camila. Djali i vetëm i tyre Ennis është vrarë në vitin 1997 gjatë një tentim për plaçkitje.

(Kosova Sot)

17 orë e 14 minuta më parë
19/06/18