Trileri që sjell shumë vdekje

  • 13 April 2018 - 15:37
Trileri që sjell shumë vdekje

KRITIKË E FILMIT 'TRUTH OR DARE'

Gjatë pushimit të verës, dikush futet në lojën e vjetër, që vjen përmes trilerit të Jeff Wadlow, kësaj radhe me shumë vdekje. Marrë parasysh se filmat na sjellim shumë mallkime nga një personazh te tjetri, ky film vjen me titullin e Jeff Wadlow, të titulluar "Truth or Dare", një lojë fëmijësh kjo që merr anë më ndryshe, më të rrezikshme kur një i dehur duhet të tregojë drejtë në pyetjen e shtruar. Janë gjashtë fëmijë kolegji për pushim pranveror në Meksikë që takohen me këto kritere. 

Rrethi i së keqes

Ky film triler mbështetet në yjet televizive, si: Lucy Hale (Pretty Little Liars) dhe Tyler Posey (Teen Wolf) të cilët do t'i tërheqin njerëzit në kinema. Hale këtu vjen si Olivia, ku shfaqet në skenën hapëse thuajse sa e shenjtë që është. Një i huaj i bind që të futet në një vend të shkretë katolik, dhe të luajnë "Truth or Dare", derisa ata ngujohen brenda një rrethit të së keqes. Njëri pas tjetrit, do të shohin vizionet e miqve të tyre, derisa disa prej tyre vdesin, lëshojnë tinguj të tmerrshëm.

Zemërimi i mikës

Një vajzë madje duhet të ecë nëpër kulm derisa ta konsumojë krejt shishen me vodkë. Kështu, edhe pasi ata dalin nga aty, secili prej tyre nuk guxon të gënjejë, përndryshe një mik i tyre do të vdesë. Filmi në raste të ndryshme vjen shumë i frikshëm, ndodhin gjëra që askush nuk i pret, derisa edhe shoqet e ngushta i prishin lidhjet e tyre, pasi që njëra prej tyre përballë të gjithëve duhet të tregojë se i dashuri i saj po e tradhton me dikë. Kjo duhet të ndodhë, mikja zemërohet, por më mirë zemërim se sa një vdekje. 

(Kosova Sot)