Gjëra befasuese për Jennifer Lawrence, që adhuruesit e saj duhet t'i dinë

  • 25 April 2018 - 16:32
Gjëra befasuese për Jennifer Lawrence, që adhuruesit e saj duhet t'i dinë

E FAMSHME NË INDUSTRINË E FILMIT

Vuan nga ankthet në aeroplan, por jo se ka frikë

Nuk besojmë se ekziston dikush që mundet të ketë dyshime se Jennifer Lawrence është një nga aktoret më të suksesshme nga gjenerata e saj. Bukuroshja 27 vjeçe ka lindur në Kentaki. Pasi që bëri emër në industrinë e filmit, ajo u nominua për "Academy Award" në vitin 2010 për filmin "Winter's Bone", e më pas pranoi ta aktronte heroinën Katniss Everdeen në seritë e vazhdimeve "The Hunger Games". Vit pas viti, ajo ka aktruar në zhanre të ndryshme të filmave dhe është nominuar nëpër kategori të ndryshme. Janë thënë dhe dihet shumë gjëra për të, megjithatë ka disa gjëra që adhuruesit nuk i dinë për të.

Nuk është e mirë për të fluturuar me të në aeroplan

Në një nga intervistat e saj të fundit, Jennifer Lawrence ka dhënë një detaj interesant për personalitetin e saj. Përderisa nuk ka frikë nga fluturimi, duket se ajo është një person që jo secili ka dëshirë të jetë në një fluturim të përbashkët me të. Arsyeja është se ajo vuan nga ankthet në aeroplan, por jo se ka frikë se kutia e madhe prej hekurit do të rrëzohet. Jennifer në një rast gjatë fluturimit ka frikë sa që fillon të bërtasë "të gjithë do rrëzohemi! Po shkon poshtë". Kjo nuk është ndonjë sjellje e mirë. 

Ajo është klaustrofobike

Ka një fobi interesante për njerëzit që nganjëherë duhet të veprojnë në hapësira dhe ambiente të ndryshme kur klaustrofobia mundet të jetë problem real. A nuk e ka bërë një film Jennifer Lawrence kur supozohej se ështe në hapësirë me Chris Pratt apo diçka kështu? Po, disa nga skenat e filmit ishin të tilla. Këtë e kishte bërë të ditur gjatë një interviste ku kishte folur për një film tjetër, për filmin 'Mother".

Nganjëherë e kalon kufirin

Jennifer Lawrence është një nga ata njerëzit që më me dëshirë do ta humbte një mik se një shaka të mirë dhe kjo është në rregull shumicën e kohës. Por, kishte raste kur ajo e kishte kaluar kufirin, sidomos kur bëhet fjalë për historinë dhe kulturën e njerëzve tjerë. Me gjasë ju kujtohet kur kishte xhiruar filmin "The Hunger Games" në Havai dhe ajo kishte gjetur disa gurë që konsideroheshin të shenjtë për njerëzit e ishullit. Ajo që shumica e yjeve do të bënin në një situatë si kjo do të ishte t'i adhurojnë ata gurë dhe do t'ju shtronte pyetje banorëve lokalë se çfarë i bën të veçantë këta gurë. Por këtë nuk e ka bërë Jennifer Lawrence. Ajo i kishte përdorur këta gurë për t'u kruar në ta. 

Për pak nuk do të ishte e famshme

Gjatë karrierës, secili aktor apo aktore në një periudhë kohore pranon një skenar që me gjasë mundet t'jua ndryshojë jetën. Nga një rang më i ultë i të qenët i famshëm, i bën të famshëm të klasit A. Për Jennifer Lawrence, skenari ishte ai i "The Hunger Games". Ky ishte roli i saj i madh depërtues, dhe e bëri të famshme brenda natës. Përderisa shumica nga adhuruesit e saj nuk mund ta dinë, ajo për pak i kishte thënë jo filmit, film ky që e ka shndërruar në gruan më të kërkuar dhe më të dëshiruar në Hollivud. Vetëm paramendojeni se ku do të ishte ajo tani sikur ta refuzonte rolin.

Ajo është budallaqe

Kur e themi se është budallaqe, nuk e kemi fjalën se pëlqen "Star Wars" dhe luan "League of Legends". Nuk ka asgjë të keqe me këto, "Star Wars" është i hatashëm, dhe secili nganjëherë duhet ta shikojë. Kur themi se është budallaqe, e kemi fjalën dhe themi se Jennifer Lawrence me gjasë është më e mençur se aktorët dhe aktoret e rregullt. Para se ta fillonte aktrimin me kapacitet të plotë, asaj iu desh të diplomonte në shkollën e mesme, që njerëzve ju merr katër vjet. Jennifer, e mençur dhe e uritur, kishte konsideruar se kjo kohë ishte tepër e gjatë për të. Asaj iu deshën vetëm dy vite për të përfunduar katër vite me notën mesatare 3.9. Ajo jo vetëm se është shndërruar në një nga aktoret më të famshme të gjeneratës së saj, por, ajo do të kishte shkuar në cilido kolegj që do t'ia kishte dashur zemra. 

Po dukesh tepër e bukur

Ja ku është një situatë për të cilën kemi menduar se kurrë nuk do ta dëgjonim. A mund ta imagjinoni që të jeni aktore dhe dikush t'jua thotë se "je tepër e bukur për rolin kryesor" në një film? Në fakt, kjo ishte diçka me të cilën është dashur të merrej Jennifer Lawrence, kur kishte dashur të aktronte te "Winters Bone". Për rolin në këtë film ajo ishte nominuar për 'Oskar'. Por, roli i ishte mohuar, sepse regjisori kishte menduar se ajo është tepër e bukur për këtë rol. 

 

(Kosova Sot)