Institucionet kulturore, të varura NGA MINISTRIA E KULTURËS

  • 22 May 2018 - 08:51
Institucionet kulturore, të varura NGA MINISTRIA E KULTURËS

Rexha: Përballemi me probleme të mëdha

"Buxheti i pagave kalon nëpërmjet MKRS-së, mallrat dhe shërbimet po ashtu, përfshirë edhe shërbimet e komunalive. Buxheti për projekte TKK-së i jepet në formë të subvencioneve. Pra, veprimtaria kryesore, misioni dhe vizioni, si institucioni kombëtar i kulturës, institucion publik me mandat ligjor dhe tepër i rëndësishëm, financohet përmes linjës së subvencioneve, pak a shumë si një lloj OJQ-je", ka pohuar Milot Mustafa për gazetën "Kosova Sot" 

Kosova ka një sërë institucionesh kulturore të nivelit kombëtar, të cilat edhe ligjërisht gëzojnë një pavarësi mjaft të lartë në raport me Ministrinë e Kulturës. Por, kjo pavarësi zbehet tej mase kur vjen puna për financimin e veprimtarisë së tyre kulturore- artistike. Duke mos u llogaritur si institucione buxhetore, 'kombëtare' kulturore të Kosovës, mbesin mjaft të varura nga MKRS-ja, kur është në pyetje financimi i projekteve të tyre. Që nga paslufta, institucionet kulturore kombëtare, buxheti për aktivitetet e tyre, e marrin vetëm pasi dorëzojnë një kërkesë në ministri për projekte veç e veç, edhe pse në çdo fundvit institucionet dorëzojnë në ministri programin e punës për vitin vijues. Pak a shumë, kur është në pyetje mbështetja financuare, këto institucione trajtohen sikurse OJQ-të. Një formë e tillë e buxhetit të institucioneve kulturore u bë shkak i problemeve, sidomos administrative, veç- mas sa u përket mallrave higjienike dhe për t'u pajisur me to institucionet duhet të dërgojnë një kërkesë për para për blerje të tyre.

Financim përmes linjës së subvencioneve

Milot Mustafa, ushtrues i detyrës sëdrejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se, bazuar në Ligjin nr. 04/L-106, për Teatrot, meni 6, Teatri i Kombëtar i Kosovës ka kod të veçantë buxhetor dhe menaxhon buxhetin e vet, mirëpo, shton ai, për shkak se ka kolizion ligjor në raportin ligj-sistemor (Ligji për administratën shtetërore) dhe ligj i veçantë (Ligji për teatrot), organizimi i TKK -së, ka ngecur dhe kjo ngecje ka pamundësuar zbatimin e autonomisë buxhetore që garantohet me ligj për TKK. Siç dihet, ka pohuar më tej Mustafa, ekziston paqartësi e madhe lidhur me sistematizimin e financimit të institucioneve të kulturës, pasi që u mungon statusi i organizatës buxhetore. Teatri Kombëtar i Kosovës, sipas tij, sot funksionon në një vartësi ekstreme ndaj MKRS-së."Buxheti i pagave kalon nëpërmjet MKRS-së, mallrat dhe shërbimet po ashtu, përfshirë edhe shërbimet e komunalive. Buxheti për projekte TKK-së i jepet në formë të subvencioneve. Pra, veprimtaria kryesore, misioni dhe vizioni si institucion kombëtar i kulturës, institucion publik me mandat ligjor dhe tepër i rëndë- sishëm, financohet përmes linjës së subvencioneve, pak a shumë si një lloj OJQ-je", ka pohuar Mustafa, duke shtuar se kjo kategori buxhetore nuk është e destinuar për financimin e funksionimit të përditshëm të institucioneve publike. 

"Zakonisht kërkesat e dërgua nga IAP nuk miratohen të plota, ndodh që disa prej projekteve të mos miratohen nga ana e ministrisë.Pas miratimit të planit të punës, pastaj ne aplikojmë për mbështete me secilin projektet veç e veç.Problem mbetet çështja e projekteve ndërhyrëse shpëtuese, ato që dalin të paparashikuara, por që vijnë si rezultat i gjeteve apo dëmtimeve të rasteve", ka pohuar Enver Rexha për gazetën "Kosova Sot"

Ndodh që disa prej projekteve të mos miratohen nga ana e ministrisë

Më tej, Mustafa ka thënë se vartësia jonormale ndaj MKRS-së e TKK së i krijon problemet zinxhirore në funksionimin dhe efikasitetin e punës së Teatrit. Po sipas tij, lëndët kur procedohen për pagesa u nënshtrohen pritjeve, neglizhencës dhe burokracisë së tepruar edhe për gjërat më elementare për mbarëvajtje të punës së një institucioni, pastaj operacionalizimi i buxhetit (subvencioneve), mallrave dhe shërbimeve është tepër i ngadalshëm. "Kjo mënyrë e buxhetimit krijon edhe probleme tjera që nuk mund të përfshihen të gjitha në këtë komunikim, prandaj besoj se MKRS-ja më në fund do të fillojë procesin e riorganizimit dhe ristrukturimit edhe organizativ edhe buxhetor për institucionet e kulturës", ka thënë u.d. i TKK-së, Milot Mustafa. Njëjtë buxhetin vjetor për realizimin e projekteve e realizojnë edhe institucionet e tjera. Enver Rexha, drejtori i Institutit Arkeologjik të Prishtinës, ka thënë në një prononcim për "Kosova Sot" se çdo fundvit institucioni që ai e drejton dorëzon në MKRS programin e punës për vitin vijues dhe tek pas miratimit të tij kjo e fundit atëherë edhe e ka një pasqyrë të qartë rreth financave që do të marrin."Zakonisht kërkesat e dërgua nga IAP nuk miratohen të plota, ndodh që disa prej projekteve të mos miratohen nga ana e ministrisë. Pas miratimit të planit të punës, ne aplikojmë për mbështetje me secilin projektet veç e veç. Problem mbetet çështja e projekteve ndërhyrëse shpëtuese, ato që dalin të paparashikuar por që vijnë si rezultat i gjeteve apo dëmtimeve të rasteve", ka pohuar ai, duke shtuar se problem kryesisht janë administrative, sidomos kur vjen puna të mallrat dhe shërbimet, ku institucione zakonisht përballen me problem. Gazeta nuk ka mundur të marrë një prononcim nga zyrtarë të MKRS-së lidhur me rrugën që do të ndjekë MKRS-ja për shpërndarjen e buxhetit për institucione të kulturës. Pavarësisht se zyrtarë të MKRS-së disa herë janë shprehur se janë në procedurë të pavarësimit me këto institucione kur është në pyetje çështja financiare.

(Kosova Sot)