Dua Lipa promovon artistët shqiptarë, që do të jenë pjesë e 'Sunny Hill'

  • 19 July 2018 - 15:57
Dua Lipa promovon artistët shqiptarë, që do të jenë pjesë e 'Sunny Hill'

Në datat 10, 11 dhe 12 gusht do të organizohet festivali i madh "Sunny Hill" në Prishtinë. Për këtë festival do të vijë enkas nga Londra, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Ndërkohë, dje është konfirmuar se pjesë e tij do të jetë edhe DJ me famë botërore, Martin Garrix.

Në festival nuk do të mungojnë edhe shumë prej emrave shqiptarë, të cilët do të argëtojnë për tre net rresht publikun shqiptar me këngë të ndryshme. Ka qenë vetë këngëtarja Lipa, e cila së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në "Instagram", ka promovuar të gjithë emrat që do të jenë pjesë e festivalit. Në "InstaStory", ajo iu ka kushtuar kujdes artistëve Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, DJ Gamble dhe Durim Xhema. Ndërkohë, në fotografitë e tjera, ajo gjithashtu promovon emra të tjerë, si: Dafina Zeqiri, Albert Stanaj, Action Bronson, Grace Carter, SG Lewis, Col3trane e shumë të tjerë. Të gjitha informacionet për festivalin Sunny Hill Festival (10, 11, 12 gusht) si dhe biletat me çmime promovuese mund t'i gjeni në web faqen zyrtare: SunnyHillFestival.com.

(Kosova Sot)