"Miqtë e Amerikës" festojnë ditëlindjen e Bill Clintonit

  • 21 August 2018 - 08:49
Shoqata "Miqtë e Amerikës" ka shënuar dje ditëlindjen e 72-të të ish presidentit Bill Clinton. Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe ish-Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu. Forma e organizimit të djeshëm dallonte nga organizimet e tjera. "Ia urojmë ditëlindjen ish- presidentit me dhurata kosovare dhe me dhurata të tjera të zakonshme për ditëlindje", tha nga Agim Rexhepi kryetar i shoqatës gjatë ceremonisë. Ish-Presidentit Bill Clinton iu dhuruan edhe libra nga mjekë e shkrimtarë të Kosovës. Ndërsa ish -Presidenti Sejdiu e vlerësoi Clintonin si engjëll mbrojtës të Kosovës. Gjatë ceremonisë u realizua edhe një video falënderimi për Bill Clintonin, e cila iu dërgua personalisht ish- presidentit, ku edhe iu dërguan urimet për rastin e ditëlindjes.

(Kosova Sot)