Politika pengon bashkëpunimet kulturore serbo-shqiptare

  • 30 November 2015 - 10:39
Politika pengon bashkëpunimet kulturore serbo-shqiptare

Iniciativat e përbashkëta kulturore Kosovë -Serbi

Shtetet e Ballkanit nuk mund të lirohen nga instrumentalizimi  i kulturës për qëllime politike

Historikisht nuk mund të thuhet se ka pasur bashkëpunime të mira kulturore në mes të shqiptarëve dhe serbëve, e veçanërisht në mes të Kosovës dhe Serbisë. Edhe kur janë bërë, në të kaluarën apo më vonë, ato janë bërë nën trysninë politike apo si instrument për realizmin ndonjë synimi politik

Realizimi i projekteve të përbashkëta kulturore në mes të artistëve shqiptarë dhe atyre serbë po del të jetë i vështirë. Kjo po ndodh për shkak të ndërthurjes së politikës me artin, në njërën apo anën tjetër. Shembull për këtë është shfaqja teatrale “Romeo dhe Xhuljeta”, një projekt shqiptaro-serb. Ditë më parë u raportua se pati tërheqje të stafit të shfaqjes, pikërisht për shkak të përzierjes së politikës me kulturën. Historikisht nuk mund të thuhet se ka pasur bashkëpunime të mirëqena kulturore në mes të shqiptarëve dhe serbëve, e veçanërisht në mes të Kosovës dhe Serbisë. Edhe kur janë bërë, në të kaluarën apo më vonë, ato janë bërë nën trysninë politike apo si instrument për realizmin ndonjë synimi politik. Pak a shumë një situatë e tillë është përcjellë edhe pas luftës në Kosovë. Edhe ato pak aktivitete të përbashkëta kryesisht janë zhvilluar në mes të OJQ-ve të ndryshme, ku ndihma kryesore ka ardhur nga bashkësia ndërkombëtare e më pak, për të mos thënë fare janë përkrahur nga vetë autoritetet në Kosovë dhe në Serbi. Pavarësish gjithë kësaj, qëllimi i tyre ka qenë përmirësimi i marrëdhënieve, apo krijimi  i një ure lidhëse mes popujve që do të ndikonte sadopak për përmirësimin e klimës në mes të shqiptarëve dhe serbëve pas luftës. Ishte pikërisht ky synimi edhe i shfaqjes “Romeo e Xhuljeta”, por që u cenua nga partneri serb i shfaqjes...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)