Kulmi i improvizimeve

  • 01 December 2015 - 09:56
Kulmi i improvizimeve

Kosova, ende larg dokumentimit të ngjarjeve dhe të heronjve kombëtarë

Sahitaj: Po shkohet me projekte mbi bashkëjetesën, e jo historinë kombëtare

“Disa të ashtuquajtur dokumentarë, që janë transmetuar nëpër tv- tona, kanë faturë televizive dhe në gjuhën e filmit mund të konsiderohen si reportazh televiziv, kurse disa të ashtuquajtur artistë”, thotë regjisori Musliu

Filmbërësit kosovarë, institucionet shtetërore dhe kulturore kanë dështuar dhe po vazhdojnë të dështojnë në dokumentimin e ngjarjeve të rëndësishme historike për shqiptarët, por edhe për Kosovën. Po ashtu, edhe për personalitete të ndryshme që dhanë shumë për kombin. Kjo u pa edhe gjatë festimeve për 28 Nëntorin, festën më të madhe gjithëshqiptare  që simbolizon edhe bashkimin e gjithëshqiptar, ku pothuajse askush nuk pa apo dëgjoi diçka që duhet të shohë për të kujtuar dhe për të mësuar për këto data apo heronj kombëtarë, përveç improvizimeve të ndryshme. Një gjë e tillë është pohuar edhe nga studiues dhe filmbërës kosovarë...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)