“Egyptair”, mospërputhje deklarash midis grekëve dhe egjiptianëve

  • 24 May 2016 - 09:13
“Egyptair”, mospërputhje deklarash midis grekëve dhe egjiptianëve

Aeroplani që u rrëzua në Mesdhe, ka gjasa ta ketë ndryshuar drejtimin para se të zhdukej.

Ky është konstatimi i zyrtarëve egjiptian, të cilat janë duke hetuar shkaqet e rrëzimit të aeroplanit, i cili ishte në rrugë nga Parisi në Kajro me 66 vetë në bord, kur u zhduk nga radari të enjten.

Përderisa zyrtarët grekë thonë se avioni ishte kthyer për 90 gradë majtas dhe pastaj kishte bërë një kthesë për 360 gradë, një gjë të tillë e hedhin poshtë zyrtarët egjiptian, të cilët thonë se avioni nuk kishte lëvizje të pazakonta.

Akoma nuk janë bërë të qarta arsyet e mospërputhjes së deklaratave greke dhe atyre egjiptiane.

Po ashtu, janë hedhur poshtë disa nga deklaratat e publikuara në media, në të cilat thuhej se njeri nga pilotët kishte kërkuar ndihmë, për shkak se tymi kishte përfshirë kabinën e tyre.

(Kosova Sot)