Nuk i paguan borxhin prej 10 mijë euro për blerjen e makinës, arrestohet

  • 24 May 2016 - 11:32
Nuk i paguan borxhin prej 10 mijë euro për blerjen e makinës, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ndonëse kishte bërë marrëveshje me shitësin, nuk i ka paguar borxhin prej 10 mijë euro për veturën, të cilën e ka blerë nga ai.

Sipas policisë, në mars i arrestuari kishte blerë veturën Audi A-8 për 15 mijë euro, ndërsa i kishte paguar shitësit të makinës vetëm 5 mijë euro, ndërsa shumën tjetër 10 mijë euro nuk ia ka paguar sipas marrëveshje.Sipas viktimës i njëjti ka bërë edhe mashtrime të tjera të këtij lloji. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot)