Lansohet platforma e dialogut mes investitorëve evropianë dhe Qeverisë

  • 24 May 2016 - 15:40
Lansohet platforma e dialogut mes investitorëve evropianë dhe Qeverisë

Këshilli i Investitorëve Evropianë për herë të parë në Kosovë ka lansuar platformën e dialogut mes investitorëve evropianë dhe Qeverisë së Kosovës.

Qëllimi i kësaj platforme është që të krijojë hapësirë dhe të mundësojë dialogun ndërmjet investitorëve evropianë dhe udhëheqësve qeveritarë.

Kjo për arsye që të krijohen kushte sa më të përshtatshme që Kosova të jetë vend i përshtatshëm për investitorët aktualë që janë këtu dhe investitorët e huaj të cilët presin që të vijnë të investojnë në Kosovë.

(Kosova Sot)