Vushtrria merr një lajm të mirë nga Qeveria

  • 25 May 2016 - 13:58
Vushtrria merr një lajm të mirë nga Qeveria

Pas një shume mjetesh që Qeveria e Kosovës i ka ndarë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, duke i ndarë një shumë 300 mijë eurosh, bëhet me dije se edhe Komuna e Vushtrrisë do të jetë përfituese e këtij investimi.

Gjysma e mjeteve të kësaj shume që Qeveria ka ndarë për KRU “Mitrovica”, do të ndahen për fabrikën e re për përpunimin e ujit të pijshëm në Vushtrri, e cila këtë të premte me një ceremoni rasti pritet të lëshohen në funksion, raporton Lajmpress.

Në ndërtimin e kësaj fabrike, ka investuar Qeveria ndërsa ka participuar edhe Komuna e Vushtrrisë, ndërsa menaxhimin e saj do ta bëjë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Mitrovica".

(Kosova Sot)