Adem Salihaj: Qeveria e komplikoi çështjen e Demarkacionit!

  • 25 May 2016 - 16:22
Adem Salihaj: Qeveria e komplikoi çështjen e Demarkacionit!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se është Qeveria e Kosovës ajo që e neglizhoi çështjen e demarkacionit, duke e komplikuar situatën.

“Pavarësisht të gjithave,mendoj se Kosova duhet të bëjë bashkë ekspertët më të mirë dhe ata ta studiojnë dhe ta nxjerrin një përfundim se kemi humbur apo jo territor. Pastaj,nëse ka nevojë të rishikojmë me Malin e Zi apo ti drejtohemi ndonjë arbitri ndërkombëtar”, ka thënë Salihaj.

Sipas deputetit nga LDK-ja, lënia e kësaj çështjeje pas dore nga Qeveria ka bërë që ajo sot të komplikohet, por sipas Salihajt, komplikimi më i madh tani është edhe lidhja e kësaj çështje me liberalizimin e vizave.

“Çështja e Demarkacioni t po komplikohet gjithnjë e më shumë. Unë ende nuk e kam të qartë se pse qeveria e Kosovës nuk e angazhoi një grup ekspertësh që ta bëjnë një analizë dhe të propozojnë zgjidhje. Pastaj të vendosim si do të veprojmë me tej. Tash është komplikuar shumë çështja dhe është lidhur me liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)