Interpol Tirana ekstradon nga Roma të dënuarin për trafik droge

  • 25 May 2016 - 20:53
Interpol Tirana ekstradon nga Roma të dënuarin për trafik droge

Oficerët e Interpol Tiranës kanë bërë sot ekstradimi nga Roma drejt Shqipërisë të 27-vjeçarit Gerald Fishta, lindur në Peshkopi.

Gjykata e Tiranës, me vendimin nr. 877, datë 30 maj 2011, e ka dënuar me 3 vjet 6 muaj burgim shtetasin Gerald Fishta, për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

(Kosova Sot)