Podujevë: Arrestohet një person pasi sulmoi policin dhe një qytetar

  • 26 May 2016 - 12:01
Podujevë: Arrestohet një person pasi sulmoi policin dhe një qytetar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën “20 qershori” në Podujevë, i cili ka sulmuar një zyrtar policor dhe një qytetar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar një qytetar dhe gjatë ndërhyrjes policore i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot)