Digjet fura e bukës në Gostivar, dëmi 15.000 euro

  • 26 May 2016 - 12:20
Digjet fura e bukës në Gostivar, dëmi 15.000 euro

Dje rreth orës 19 e 30 minuta në Gostivar, zjari ka përfshirë një furë bukës, pronë e 39 vjeçarit B.J nga fshati Çajle.

Zjari ka përfshirë të gjithë inventarin e furës dhe sipas pronarit të saj dëmi i shkaktuar shifrat e rreth 15 mijë euro.

Policia ka dokumentuar rastin dhe punon në zbardhjen e tij.

(Kosova Sot)