Fillon dezinsektimi hapësinor i Prishtinës

  • 27 May 2016 - 09:48
Fillon dezinsektimi hapësinor i Prishtinës

Komuna e Prishtinës në bashkpunimë me kompaninë, sot fillon dezinsektimi hapësinor në kryeqytet. Dezinsektimi do të zhvillohet në pesë faza, ku qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura. Gjithashtu, apelohet te shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Dita për të filluar dezinsektimin është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative, dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve.

“Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe sivjet ky proces do të zhvillohet në 5 faza, për të arritur efektshmërinë maksimale gjatë gjithë sezonit veror”, thuhet në njoftim.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 d eri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

27.05 :Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.

28.05:Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave,VreshtatdheKolovica.

29.05:Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Prishtina e Re (Veternik) , Zona Industriale , Lagjja Nici dhe KazermaAdem Jashari.

30.05:Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria .

31.05:Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi .

01.06:Hajvali, Mramur , Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh

“Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot)