Historia e emigrantes 9 muajshe që trazoi Italinë

  • 27 May 2016 - 10:03
Historia e emigrantes 9 muajshe që trazoi Italinë

Favour është vetëm nëntë muajshe dhe mund të jetë emigrantja më e vogël e mbërritur në Itali.

Vogëlushja nigeriane ishte nisur me të ëmën, e cila vdiq në kanalin e Sicilisë, së bashku me fëmijën tjetër që mbante në bark. Vajzën e ndihmoi një grua që ndodhej në anije.

Fati dramatik i vogëlushes i ka nxitur italianët të nisin një fusharë solidariteti. Kanë qenë me dhjetëra, kërkesat për adoptim.Vogëlushja është në qendrën e pritjes së emigrantëve në Lampeduza.

Ajo pritet të transferohet në Palermo, ku Gjykata e Të Miturve do t’ia besojë një jetimoreje, ndërsa më pas procedurat e adoptimit mund të vijojnë normalisht.

Fotoja e Favour ka bërë xhiron e botës. Në qendrën ku ajo strehohet përkohësisht, personeli thotë se telefonatat e njerëzve që duan t’i vijnë në ndihmë nuk pushojnë për asnjë moment.

(Kosova Sot)