Shmanget një tjetër tragjedi, 4000 mijë emigrantë të shpëtuar në Mesdhe

  • 27 May 2016 - 11:50
Shmanget një tjetër tragjedi, 4000 mijë emigrantë të shpëtuar në Mesdhe

Në Detin Mesdhe rojet bregdetare italiane, vetëm gjatë orëve të fundit kanë shpëtuar më shumë se 4.000 emigrantë.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të qeverisë italiane. Ata bëjnë me dije se azil-kërkuesit janë shpëtuar pas kryerjes së 22 operacioneve të ndryshme.

Ata thanë gjithashtu se brenda kësaj jave numri i refugjatëve që janë evakuuar nga deti, nga rojet bregdetare arrin në më shumë se 10.000 persona.

Autoritet kanë dyshime se mund të ketë edhe shumë persona që kanë humbur jetën, por nuk ka ende asgjë zyrtare.

Shumica e emigrantëve nisen nga Libia, të ndikuar edhe nga gjendja kaotike në të cilin ndodhet ky vend. Burime nga agjencitë e inteligjencës evropiane njoftojnë se afro 800.000 emigrantë afrikanë kanë udhëtuar drejt Libisë dhe kanë si qëllim të kalojnë Detin Mesdhe për të mbërritur në Italinë jugore.

(Kosova Sot)