Obama përqafon të mbijetuarit e Hiroshimës (Foto)

  • 27 May 2016 - 13:25
Obama përqafon të mbijetuarit e Hiroshimës (Foto)

Presidenti amerikan, Barack Obama mbërriti në Hiroshima duke u shndërruar kështu në presidentin e parë amerikan në detyrë që viziton qytetin japonez, ku trupat amerikane hodhën bombën e parë atomike në botë, më 6 gusht 1945, që shkaktoi qindra mijëra të vdekur.

Obama, i shoqëruar nga kryeministri japonez, Shinzo Abe, vendosi një kurorë me lule në Memorialin e Paqes në Hiroshima, përpara se të bënte deklaratën e rastit.

Obama ka deklaruar se nuk do të ofrojë një ndjesë amerikane për sulmin bërthamor.Ndërkohë Obama përqafoi disa prej të mbijetuarve të tragjedisë të madhe.

(Kosova Sot)

obama 2obama 3obama 4