Aksident ajror në Nju-Jork, rrëzohet avioni i Luftës së Dytë Botërore

  • 28 May 2016 - 13:35
Aksident ajror në Nju-Jork, rrëzohet avioni i Luftës së Dytë Botërore

Në lumin Hudson, mes Nju-Jorkut dhe Nju-Xhersit, është rrëzuar një avion i Luftës së Dytë Botërore. Si pasojë e këtij incidenti ka mbetur i vrarë një person.

BBC shkruan se avioni njëvendësh i modelit “P-47 Thunderbolt”, ra 2 milje në jug të urës “Xhorxh Uashington”. Ndërkohë zhytësit rikuperuan më vonë trupin, që besohet të jetë i pilotit 56-vjeçar.

Ende nuk është konfirmuar se cili ka qenë shkaku i rrëzimit të avionit, por ekspertët dyshojnë për një defekt në motor.

Sipas medieve amerikane, ai ishte një prej 3 avionëve që po merrnin pjesë në një video promocionale për të shënuar 75-vjetorin e Muzeut Amerikan të Forcave Ajrore.

Dy mjetet e tjera fluturuese u rikthyen pa probleme në fushën ajrore të Farmingdale, në lindje të Nju-Jorkut, prej nga ku edhe ishin nisur.

(Kosova Sot)