Letër e pjesëtarit të Grupit të Kumanovës, nga burgu-kundër “udbashëve”

  • 28 May 2016 - 16:48
Letër e pjesëtarit të Grupit të Kumanovës, nga burgu-kundër “udbashëve”

Valdet Zekaj, njëri nga pjesëtarët e arrestuar të grupit të Kumanovës më 9 dhe 10 maj, ka dërguar edhe një letër përmes familjarëve të tij  të cilën u sjellim të plotë në vazhdim:

Nuk duam mëshirë as ndihmë nga të ligët. Është turp pas shtat muajve e keni pare që shkrova të luftoj kundër terroristëve ISIS, e keni parë që jemi pa hile tash si dhelpra u bëtë human. Edhe nëse kalbemi në burg te regjimit sllavo-osman në Prilep nuk duam ndihmë nga shteti, sepse e shkatërruat Kosovën. Mua do të më vinte turp të mos kontribuoja për çlirimin e kombit.

Ne jemi në burg, ndërsa ju tradhtar, e bijtë e bijat e udbashëve jeni me kollare në zyra, në gjykata e në ministri. Në fund hapet fond në emër të grupit, përsëritje e 3%-shit, vendlindja thërret, ku jeni shqiptar ku jeni tret apo aq shumë na është përzier gjaku me sllav e osman, çonu o Shqipe. I vetmi shqiptar Ylber Hysa në fillim na vizitoi e askush tjetër.

Me siguri ju ishit në pushime në seminare. Nuk duam as LDK, as PDK, as BDI, as PDSH, ne duam shqiptarizëm jo udbasha e bijtë e udbashave. E doni presidentin historik Ibrahim Rugova, ja ndërtuat varrin të birit të tij për së gjalli. I keni burgosur çlirimtarët, i vratë çlirimtarët, u gëzuan tradhtarët. Ne ishim të gatshëm të japim jetën për komb, ju e injoruat. Na tregoni kush jeni? Avokatet Shqipfolës kanë tarifa të mëdha dhe po shiten patriotë! O popull e dua shqiptarin më shumë se veten. Vëllezër ku ishit kur djemtë e kombit qëndruan dy ditë te mali në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan. As ujë, as bukë, as strehë nuk ju bëtë trimave.

Të ju mallkojë gjaku e vullneti i trimave çlirimtarëve kurrë ditë nuk dot shihni. Ne nuk duam as Katica e as Vesna ne duam ndërkombëtar, mbushuni mend o popull i dashur. Nuk jemi as “selamalejkem”, as “svetaboga zdravo”, po jemi TUNGJATJETA. Jem falënderues, ZOTI I BEKOFT SHBA, AMERIKANËT, SHQIPTARËT E VERTET DHE EVROPEN PERËNDIMORE. Nuk do të ndalemi me letra deri sa ta kuptoj Shqiptaria të vërtetën edhe ku është hilja.

(Kosova Sot)