Përplasen ashpër Agim Veliu e Rexhep Gjergji!

  • 28 May 2016 - 19:43
Përplasen ashpër Agim Veliu e Rexhep Gjergji!

Kuvendi i Punës i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë mjaft i tensionuar. Përpos që nuk u lejua që në mbledhje të marrë pjesë kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla dhe kryetari i Degës në Zvicërr, gjatë Kuvendit kishte përplasje ndërmjet delgatëve.

Përplasje e ashpër është zhvilluar ndërmjet nënkryetarit të partisë, Agim Veliu dhe njërit prej delegatëve, Rexhep Gjergi.

Pas fjalimit që kishte mbajtur Gjergji, i cili drejtoi akuza të shumta ndaj Isa Mustafës dhe LDK-së, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Veliut. Burime brenda takimit kanë thënë se Veliu e ka goditur rëndë Gjergjin.

Sipas këtij burimi, Veliu i ka thënë Gjergjit që ai me një grup të njëjtë njerëzish kanë kundërshtuar të gjithë drejtuesit e LDK-së, duke filluar nga Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu e Isa Mustafa.

Mësohet se Veliu i ka thënë Gjergjit që ai nuk po mund t’i pranojë sukseset e Qeverisë Mustafa. Madje, Veliu i ka thënë këtij të fundit që ka shëtitur edhe nëpër partitë e tjera.

Pas përfundimit të këtij kuvendi, lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se në këtë parti ka demokraci, ndonëse kishte edhe vota kundër. 

(Kosova Sot)