Elbasan, eksploziv në afërsi të një lokali në unazën jugore

  • 29 May 2016 - 20:05
Elbasan, eksploziv në afërsi të një lokali në unazën jugore

Identifikohet lëndë eksplozive në afërsi të një hoteli në unazën jugore të qytetit Elbasan. Kanë qenë punonjësit e lokalit, të cilët kanë pikasur një sasi lënde narkotike të ngjashme me tritolin.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ndodhet në vendngjarje. Policia ka rrethuar zonën përreth dhe ka njoftuar ekspertët antieksploziv në Tiranë. Ende nuk dihet se kur është vendosur lënda eksplozive dhe cili është qëllimi i saj.

(Kosova Sot)