Protestë në Prizren për mungesë të ujë të pijes

  • 30 May 2016 - 10:03
Protestë në Prizren për mungesë të ujë të pijes

Banorët e lagjes Bazhadarhane në Prizren kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes. 

Përkundër kërkesave të adresuara në organet kompetente dhe takimeve të zhvilluara me përgjegjësit ky problem ende nuk është zgjidhur. 

Prandaj banorët kanë vendosur që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të protestës, për të shprehur pakënaqësinë në mënyrë publike lidhur me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes, tani e disa vite.   

Protesta paqësore e banorëve do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 8:30 para ndërtesës së Komunës së Prizrenit. 

(Kosova Sot)