Kosova pjesë e konferencës ndër-parlamentare në Bruksel

  • 30 May 2016 - 10:17
Kosova pjesë e konferencës ndër-parlamentare në Bruksel

Sot në Bruksel nis punimet konferenca ndër-parlamentare me temën: "Ndërveprimi i grupeve politike, partive dhe Qeverisë në procesin e anëtarësimit në BE".

Në këtë konferencë do të marrin pjesë anëtarët e Parlamentit Evropian dhe anëtarët e parlamentit të vendeve  kandidate për zgjerim të BE-së. Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me këtë përbërje: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Pal Lekaj dhe Nenad Rashiq.

Kjo konferencë është organizuar nga: Njësia e Veprimit të Para-anëtarësimit e Parlmentit Evropian në bashkëpunim me Komisionin për Çështje Kushtetuese dhe grupet politike në Parlamentin Evropian.

 (Kosova Sot)