Sulm ndaj Sanders: Moment dramatik i kandidatit për president (Video)

  • 31 May 2016 - 16:03
Sulm ndaj Sanders: Moment dramatik i kandidatit për president (Video)

Fushata e kandidati presidencial Bernie Sanders në Kalifornia u ndërpre ditën e së hënës, kur një grup për të drejtat e kafshëve kërcyen mbi barrikadë dhe provuan të nxitojnë drejtë skenës, para se të ndaloheshin nga agjentët e shërbimit sekret.

Kandidati demokrat për president po i drejtohej turmës, një numër prej mbi 60 mijë personave jashtë bashkisë së qytetit të Oaklandas, në kohën kur ndodhi kjo ndërhyje dramatike, shkruan RT, transmeton lajmi.net.

Grupi i cili më vonë mori përgjegjësinë për aksionin, tha se ishin duke protestuar rreth kushteve për kafshët e fermave në vend që të protestojnë veçanërisht kundër kandidatit.

Pamjet nga incidenti tregojnë momentin kur dy agjentët e shërbimit sekret u mblodhën rreth Sanders dhe kërkuan nga ai që të largohej nga podiumi teksa personeli tjetër nga sigurimi filluan largimin e protestuesve.

(Kosova Sot)