Pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen reagimi nga O’Brien

  • A.P /
  • 09 May 2024 - 23:00
Pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen reagimi nga O’Brien

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, ka uruar Gordana Siljanovska-Davkova për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

AI e ka veçuar faktin se Maqedonia e Veriut ka zgjedhur presidenten e parë grua.

AI tha se si aleatë, SHBA-ja pret me padurim të punojë me Maqedoninë e Veriut.

“Urime Presidentes së parë grua të zgjedhur ndonjëherë të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Si aleatë, partnerë dhe miq, presim me padurim të punojmë me Maqedoninë e Veriut për reforma kuptimplota dhe synime të përbashkëta përgjatë rrugës së integrimit euroatlantik”, ka shkruar O’Brien në platformën “X”, të enjten. 

 

(Kosova Sot Online)