Vendet që mbesin 4 ditët e ardhshme pa rrymë

  • 31 May 2016 - 17:17
Vendet që mbesin 4 ditët e ardhshme pa rrymë

Kompania KEDS përmes një kumtese njofton se gjatë katër ditëve të para të qershorit do të ketë ndërprerje të planifikuar rryme në disa vende.

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte

Rryma do të ndërpritet:

Më 01,02,03, 04.06.2016, në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet:

• LP 10 kV Maxhunaj(Stabilimenti shpërndarës Maxhunaj) prej orës 09:00-12:00 dhe nga ora 15:00-18:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Samadrexha, Cicilia, Sllakovci, Ropica, Vilanci, një pjesë e fshatit Maxhunaj.

Arsyeja: punime ne rrjetin elektrik.

Prizren

1.

Më 01.06.2016 në NS 35/10 kV Zhuri do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Zhuri(30035003) prej orës 09:00 -12:00 dhe prej orës 15:00 -17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Zhuri, Shkoza, Dobrushta, Milaj, Gorozhubi, Planeja dhe Vërmica.

Arsyeja e shkyçjes: punime në projektin “Zgjërimi dhe Përforcimi i rrjetit , Lot 4, vendosje e shtyllave të betonit.

Pejë

1.

Më 01.06.2016 në NS 35/10kv Peja2 do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Puhovci (50051009) prej orës 09:00 deri në orën 10:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kisha Katolike, Ambulanca stomatologjike, Dukagjini 1, TS 5, dhe Dukagjini 2.

Arseja e shkyçjes: Vendosje e shtyllës këndore me ndarësin e linjës dhe me konzollën përkatëse.

(Kosova Sot)