Kujdes: Sëmundje vdekjeprurëse i kanoset edhe Maqedonisë

  • 31 May 2016 - 21:51
Kujdes: Sëmundje vdekjeprurëse i kanoset edhe Maqedonisë

Sëmundja ngjitëse e lëkurës e quajtur “Lajshmanioza”, Cutaneous leishmaniasis, e cila përhapet në Siri dhe Lindjen e Afërme, i kërcënohet edhe rajonit tonë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur mediat rajonale, bartës kryesor të kësaj sëmundje të rrezikshme për shëndetin janë qentë të cilët shumica i ruajnë si manarë shtëpiak. Përpos qenve atë e transmetojnë edhe mushkonjat dhe и rriqrat të cilët paraqiten në këtë periudhë.

Sëmundja është e rrezikshme, shkaktohen të ënjtura dhe plagë në trup të cilat pastaj gjakosin. Vjen deri te gjakosja në hundë, gëlltitje dhe frymëmarrje të vështirësuar, ndërsa sëmundja i kanoset rajonit, përfshi dhe Maqedoninë.

(Kosova Sot)