AAK: Qeveria ta kthej demarkacionin në pikën zero

  • 24 June 2016 - 19:32
AAK: Qeveria ta kthej demarkacionin në pikën zero

Grupi Parlamentar i AAK-së është i shqetësuar me mosveprimin e Qeverisë dhe Kryeministrit, dhe mbajtjes pezull e pa zgjidhje të Demarkacionit me Malin e Zi.

“Pas fakteve të reja dhe pas shndërrimit të kësaj çështjeje në temë të përmasave nacionale, si dhe pas hezitimit të një numri të konsiderueshëm të deputetëve për të votuar marrëveshjen e Demarkacionit, i kërkojmë Kryeministrit dhe Qeverisë, që këtë çështje ta rikthejë në pikën zero”, thuhet në një komunikatë për media.

Qeveria duhet që urgjentisht ta rihapë këtë temë me Malin e zi, në mënyrë që vendi, të merret me tema të tjera shumë të rëndësishme për vendin.

Grupi Parlamentar i AAK-së njëkohësisht u bën thirrje kolegëve deputetë të të gjitha partive, që ta ushtrojnë ndikimin e tyre, në mënyrë që të zgjidhet nyja e Demarkacionit.

Çdo vonesë në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje, shkon në dëm të Kosovës.

(Kosova Sot)