Limaj rizgjedhet kryetar i Nismës

  • 25 June 2016 - 13:02
Limaj rizgjedhet kryetar i Nismës

Fatmir Limaj  rizgjedhet kryetar  i Nismës me 505 vota 

 Limaj ka thënë se për dy vjet qëndruan të bashkuar njerëz të vullnetit të e të pakënaqur me gjendjen në vend.

“Ne u bashkuam me vullnet e dëshirë, me zemër dhe ne arritëm që për një kohë të shkurtër të futemi në parlament”, ka thënë Limaj.

“Në zemër të Nismës do të jetë koncepti social-demorkat. Kosova ka nevojë për parti social-demokrate. Dhe Kosova e ka partinë social demokrate, Nismën për Kosovën”, ka thënë Limaj, teksa ka shtuar më pas se janë të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo forcë politike që ka qëllim interesat kombëtare.

(Kosova Sot)