Reforma në drejtësi, Basha s’tërhiqet nga vendet e rezervuara

  • 25 June 2016 - 13:54
Reforma në drejtësi, Basha s’tërhiqet nga vendet e rezervuara

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nuk kërkojnë më shumë se zbatimin e plotë të rekomandimit të Venecias. I ftuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Republikane, Basha tha: “Ne jemi për drejtësinë e pavarur me të vetmin kusht zbatimin e plotë të rekomandimit numër 88 si rruga që ofron drejtësi të pavarur dhe të pakapur nga mazhoranca aktuale”.

Ai shtoi se opozita nuk do të pranojë asnjë gjyqtar mbi Komisionin e Venecias. Madje kreu i opozitës theksoi se nëse mazhoranca kërkon destabilitet politik, PD-ja do të kërkojë votën e shqiptarëve.

Shefi i opozitës shprehu bindjen për ngritjen e një sistemi zgjedhor, sipas tij, që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Pyetja është a do ta firmosim sot, apo do të në duhet që t’i bëjmë thirrje sovranit për të larguar këtë qeveri dhe për të shkuar drejt një qeverie teknike, e cila së paku nuk do të prekë zgjedhjet. Nëse mazhoranca kërkon destabilitet politik, ne do ta kërkojmë votën shqiptarëve edhe për një reformë në drejtësi që do ta bëjmë me çdo kusht”, tha Basha.

(Kosova Sot)