Dorëhiqet komisioneri britanik në BE

  • 25 June 2016 - 14:29
Dorëhiqet komisioneri britanik në BE

Jonathan Hill, komisioneri evropian i Britanisë në Bruksel, është bërë “viktima e dytë politike”, e votës së Britanisë së Madhe për të lënë BE-së, pas kryeministrit Cameron.

Ai ka njoftuar të shtunën se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij zyrtar si komisioner në BE:

"Teksa ne zhvendosemi në një fazë të re, unë nuk besoj se është e drejtë që të vazhdoj si komisioner britanik sikur të mos kishte ndodhur asgjë ", tha Zoti Hill, shkruan "Financial Times".

Udhëheqësit e Parlamentit Evropian paraqitën një mocion të premten duke i bërë thirrje komisionerit Lord Hill të hiqte dorë nga përgjegjësitë e tij "me efekt të menjëhershëm" në përgjigje të rezultatit të referendumit.

Urgjenca e tyre vjen pjesërisht nga fakti se Hill ka një pozicion shumë të ndjeshëm në portofolin e shërbimeve financiare në Komisionin Evropian.

"Ashtu si shumë njerëz këtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar, unë jam padyshim shumë i zhgënjyer për rezultatin e referendumit", tha Zoti Hill.

"Kam kërkuar që ai të përfundonte ndryshe dhe shpresoja se Britania do të donte të luante një rol fleksibël, konkurrues, të tregtisë së lirë në Evropë. Por populli britanik mori një vendim ndryshe”.

(Kosova Sot)