Nxënësit nuk pajisen me kohë me tekstet shkollore
Mistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, komunat dhe shkollat nuk kanë menaxhuar mirë procesin e pajisjes së nxënësve me tekste shkollore dhe kthimin e tyre për këtë vit akademik. Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm. Përderisa në këtë raport u tha se keqkuptim shkaktoj termi “falas” tek nxënësit.
Hatmane Demiri, Drejtoreshë në Shkollën Fillore “Ismajl Qemajli”, thotë se në vitin e kaluar librat e gjuhës angleze kanë ardhur 2 deri në 3 muaj me vonesë.
Ndërsa sa i takon vonesave të librave të gjuhës angleze, Demiri ka marrë menjëherë përgjigje nga Ministria e Arsimit .
Asistent personal i Ministrit të Arsimit thotë se për dallim nga viti i kaluar, këtë vit librat do të shpërndahen më herët.
(Kosova Sot)