Gashi: Gjykatat janë politizuar dhe rastet prolongohen kur bëhet fjalë për aktivistë të Vetëvendosjes

  • 27 June 2016 - 14:47
Gashi: Gjykatat janë politizuar dhe rastet prolongohen kur bëhet fjalë për aktivistë të Vetëvendosjes

Avokati Tomë Gashi ka theksuar se në rastin e Boiken Abazit dhe Arbër Zajmit ka të bëjë me shkelje të ligjit për të huaj i cili është miratuar nga parlamenti dhe është shkelur përsëri nga vetë ata.

“Për Boikenin është dhënë masë e pakuptueshme të cilit përveç dëbimit me dhunë i është ndaluar edhe hyrja në Kosovë. Derisa Arbëria ka pasur ndalesë për dy muaj dhe tanimë ka afat të kaluar”, ka thënë Gashi.

Gjithashtu sipas Gashit është e çuditshme se pse thuhet që Boikeni dhe Arbërit një gjë e tillë nuk do ti ndodhte as në kohë ne diktatorëve më të mëdhenj.

“Mirëpo kjo ndodhë sepse janë aktivistë të Vetëvendosjes”, ka shtuar Gashi

Gjithashtu sipas tij rasti i tyre është dërguar në gjykatë me 12 dhe 20 prill të vitit 2016.

“Ligji i obligon organet gjyqësore që të zgjidhjet brenda 60 ditëve mirëpo rastet as nuk kanë filluar bile të shqyrtohen apo të thirret seanca”, ka thënë Gashi.

Ndërsa sipas tij sa i përket zyrtarëve të Vetëvendosjes nuk ndodhë që rasti të kryhet për 60 ditë siç e parasheh ligji.

“Mirëpo gjykatat janë politizuar dhe rastet prolongohen kur bëhet fjalë për aktivitet e Vetëvendosjes”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot)