Prani e madhe policore rreth Graçanicës(Foot)

  • 28 June 2016 - 10:46
Prani e madhe policore rreth Graçanicës(Foot)

Patrulla të shumta policore janë pozicionuar në rrugët që çojnë drejt Graçanicës përderisa një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në këtë komunë dhe në oborrin e manastirit ortodoks.

Përderisa serbët e Kosovës po festojnë ditën e Vidovdanit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë për ta menaxhuar situatën.

Patrulla të shumta policore janë pozicionuar në rrugët që çojnë drejt Graçanicës përderisa një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në këtë komunë dhe në oborrin e manastirit ortodoks.

 

KALLXO.com ka parë prani të shtuar të policisë rrugëve ndërsa festimet për përvjetorin e 626-të të Betejës së Kosovës do të mbahen edhe në Gazimestan.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës tha se ka marrë të gjitha masat për të siguruar qarkullim normal të komunikacionit dhe për një mjedis të qetë e të sigurt gjatë zhvillimit të ceremonive të festës ortodokse ndërsa një numër i rrugëve do të jenë të bllokuara gjatë një kohe.

(Kosova Sot)

policia-gracanice1-768x576

policia-gracanice-768x576