Në Lipjan një person kanoset me thikë

  • 28 June 2016 - 11:23
Në Lipjan një person kanoset me thikë

Dje rreth orës 12:45 në Lipjan është kanosur një person me thikë lidhur me një borxh, shkaqet e të cilit nuk janë bërë të ditura.

Sipas Policisë së Kosovës është arrestuar një i dyshuar mashkull Kosovar-Shqiptar pasi i njëjti ka kanosur me thikë viktimën mashkull Kosovar-Shqiptar lidhur me një borxh.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)