Sasi e kufizuar e serumit në QKUK

  • 28 June 2016 - 20:22
Sasi e kufizuar e serumit në QKUK

Megjithëse është raportuar se në Klinikën Infektive në QKUK ka mungesë të serumit, ilaç ky specifik kundër kafshimit të gjarpërinjve, drejtues të kësaj klinike kanë demantuar se kanë mungesë të këtij serumi.

Ndërsa Zyra për Informim nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka qenë e gatshme të flasë vetëm përmes postes elektronike, ka njoftuar se nuk ka mungesë serumi kundër kafshimit të gjarpërinjve, por ka thënë se sasitë janë të vogla.

 “Ministria e Shëndetësisë e furnizon me serum Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës IKSHPK, institucion ky që bënë mbikëqyrjen dhe shpërndarjen e këtij bari, bazuar në nevojat e paraqitura në tërë vendin, dhe sipas informatave që kemi mungesë nuk ka por, sasitë janë të vogla”.

Përderisa nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se ky lloj bari nuk është i regjistruar fare në vendin tonë.

(Kosova Sot)