Zbulohet numri i terroristëve të përfshirë në sulmin e aerportit të Stambollit

  • 29 June 2016 - 00:05
Zbulohet numri i terroristëve të përfshirë në sulmin e aerportit të Stambollit

Një zyrtar i lartë kundër terrorizmit në Shtetet e Bashkuara ka thënë për NBC News se sulmi në Aeroportin e Stambollit "përkon me profilin e ISIS'it, dhe jo të PKK'së".

Ai ka thënë se militantët kurdë nuk sulmojnë objektiva ndërkombëtare, prandaj dyshon që sulmi në aeroportin ''Ataturk'' është kryer nga militantët e grupit Shteti Islamik. Dyshohet se kanë qenë 7 terroristë të përfshirë në sulm.

Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin. 

(Kosova Sot)