Mbretëresha Elisabetë thyen heshtjen pas Brexit-it

  • 29 June 2016 - 09:59
Mbretëresha Elisabetë thyen heshtjen pas Brexit-it

Mbretëresha Elisabetë II thyen heshtjen pas referendumit britanik për daljen nga Bashkimi Evropian. Gjatë një takimi me kryeministrin e Irlandës së Veriut, republikanin Martin McGuinness, duke i shtrënguar duart dhe duke parë nga kamerat, ai e ka pyetur: “Si jeni?”

Ndërsa mbretëresha i është përgjigjur thatë: “Eh, jam gjallë akoma”.

Kjo është shfaqja e parë publike e mbretëreshës pas referendumit në Britani, i cili shënoi shkëputjen e vendit nga BE-ja.

Mbretëresha Elisabetë II po zhvillon një vizitë dyditore në Irlandën e Veriut. “Kemi qenë shumë të zënë kohët e fundit, kishim shumë gjëra për të bërë”, është shprehur ajo, duke mos saktësuar nëse bëhej fjalë për zhvillimet politike apo për festimet e 90-vjetorit të saj.

(Kosova Sot)