Dhunon të atin, pranga 20-vjeçarit në Pogradec

  • 30 June 2016 - 12:16
Dhunon të atin, pranga 20-vjeçarit në Pogradec

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Jurgen Shkëmbi, 20 vjeç, banues në këtë qytet.

Arrestimi i tij u bë pasi dje në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit B.SH, 55 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/2  i Kodit  Penal.

(Kosova Sot)