Komandanti i Gardës së Iowas pranon Medalje Presidenciale të Meritave

  • 30 June 2016 - 18:33
Komandanti i Gardës së Iowas pranon Medalje Presidenciale të Meritave

Komandati i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr ka marrë Medaljen Presidenciale të Meritave nga presidenti Thaçi.

"Sot takova komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajorin Timothy Orr, i cili partneritetin e nisur ushtarak e shndërroi në një lidhje të përjetshme mes shteteve tona. Slogani i tij ‘E gjithë Iowa, e gjithë Kosova’ u bë platforma e jonë”, thuhet në një postim të Thaçit në Facebook, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e sigurisë, vazhdon më tej Thaçi, “gjeneralmajorin Timothy Orr e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave. Kosova është me fat që ka pranë saj miqtë amerikanë”, përfundon Thaçi.

(Kosova Sot)