Helmut Kohl: BE-ja nuk duhet t’ia përplas derën Britanisë pas Brexit

  • 30 June 2016 - 21:53
Helmut Kohl: BE-ja nuk duhet t’ia përplas derën Britanisë pas Brexit

Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl ka paralajmëruar udhëheqësit e Bashkimit Evropian që mos të nxitojnë me vendimet për Britaninë e Madhe pas votimit Brexit.

Kohl, që ishte një figurë e rëndësishme në ribashkimin e Gjermanisë gjatë viteve ’90, ka deklaruar se Britanisë duhet t’i jepet kohë për të reflektuar mbi votimin Brexit dhe për të vendosur se cili do të jetë hapi tjetër.

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, ai ka paralajmëruar BE-në që mos të veprojë me nxitim.

Ai u ka bërë thirrje udhëheqëve të BE-së për të treguar respekt për kombet individuale dhe identitetet rajonale. 

(Kosova Sot)